Beyonce flet për herë të parë pas tradhëtisë së bashkëshortit: “Po të mos kishte qënë Blue…”

Po të mos ishte për Blue Ivy, Beyonce dhe Jay Z nuk do të ishin bashkë. Ja cila ishte arsyeja që mbretëresha e popit, Beyonce, vendosi të qëndronte e lidhur me Jay Z edhe pse në mes të tyre ekzistonte tradhëtia.
Në një intervistë të dhënë javën e kaluar për çiftin më të famshëm kohët e fundit, Beyonce dhe Jay Z, morën vesh diçka që nuk e prisnim. Jay Z u shpreh që e kishte tradhëtuar një herë Beyonce dhe kjo gjë nuk ishte pritur aspak mirë nga ajo, saqë kishte rrezikuar dhe lidhjen e tyre. Beyonce shtoi që ishte shumë e vështirë që ata të vazhdonin të ishin të martuar.

Kjo gjë e kishte munduar shumë atë, por dëshira për të mos prishur familjen e kishte bërë Beyonce të mos dorëzohej dhe të mos i jepte fund gjithçkaje. Dhe ishte pikërisht Blue Ivy arsyeja kryesorë që sot mami dhe babi i saj janë bashkë. “Po të mos ishte për të, ne nuk do të ishim më kurrë një çift”- është shprehur Beyonce. Sot ata gëzojnë nëntë vite sëbashku dhe ky sukses duket qartë dhe tek arritjet e tyre në karrierë. Por një tjetër ngjarje shumë domethënëse për çiftin që na bëri të kuptojmë që gjithçka mes Beyonce dhe Jay Z shkon për mrekulli, ishte ardhja në jetë e dy binjakëve. Të pasurit sa më shumë fëmijë i bëntë ata të lidheshin më shumë me njëri- tjetrin. Kjo ngjarje ishte kurorëzimi i dytë i dashurisë së tyre. /Kids’Time/

Share With:
Translate »
1231 Views