“29 vite diferencë!” Olta Boka tregon sendet që e ëma ia ka ruajtur me fanatizëm deri sot që u bë nënë!
Prej rreth 5 muajsh Olta Boka po shijon ndjesinë më të bukur në botë, atë të qenurit nënë. Në muajin korrik, ajo solli në jetë Gaian, vajzën e saj të parë.
Këngëtarja nuk i kursen fotot e videot me të voglën e saj dhe sigurisht ndan këshilla me ndjekëset e saj nëna, ose që do bëhen nëna.
![]()
Ditën e sotme këngëtarja ka ndarë disa video shumë emocionuese dhe domethënëse në Instastory. Ajo ka treguar pjatën dhe lugën e parë të saj dhe ato të Gaias.
Mes tyre ka 29 vite diferencë dhe është mamaja e Oltës ajo që i kishte ruajtur me kaq fanatizëm gjatë këtyre 3 dekadave.
Ky ka qenë seti im i parë. Ky tasi dhe luga që janë ruajtur prej 29 viteve. Dhe ky është seti, pjata bashkë me lugën dhe pirunin që ia ka bërë mami gati Gaias, edhe pse do pak kohë për të filluar ushqimin. Pra nga ky seti tek ky seti ka 29 vite diferencë.”- shprehet këngëtarja në video.