Ka lindur apo jo Jessica Alba? Aktorja çudit me linjat trupore
Aktorja me famë botërore Jessica Alba është fotografuar për herë të parë pas lindjes së djalit teksa shëtiste në Beverly Hills së bashku me bashkëshortin e saj Cash.


Alba solli në jetë fëmijën e saj të tretë natën e ndërrimit të viteve. Aktorja ka publikuar në Instagram foton e djalit duke shkruar se kjo ishte dhurata më e bukur për festa.


Por le të kthehemi paksa tek fotot e shëtitjes së familjes së lumtur. Teksa mban djalin në krahë, Jessica duket sikur nuk ka lindur para disa ditësh. Në super formë, aktorja ka një trup për t’u pasur zili.