3 gjërat që nuk duhet t’i vendosni kurrsesi në shishen e bebes

Ndërsa këshillohet të ushqeni vetëm me gji fëmijën tuaj për gjashtë muajt e parë të jetës së tyre, ndonjëherë ju mund të detyroheni të ushqeni shishe më shpejt se sa keni planifikuar.

Megjithatë, juve do iu duhet të jeni të kujdesshme në atë se çfarë po vendosni në shishën që po ushqeni foshnjën me të, ngase mund t’ia dëmtoni shëndetin.

MomJunction më poshtë ka përgatitur një listë prej 5 gjërash që nuk duhet vendosur kurrsesi në shishën e të voglit tuaj:

1. Sirup misri

Pavarësisht se përdoret ndër vite, përdorimi i ilaçit të misrit nuk rekomandohet të jepet tek foshnjat, ngase besohet se shkakton botulizmi. Botulizmi është një lloj helmimi në ushqim, i cili mund të shkaktojë probleme të tjera në organizmin e foshnjës.

2. Ujë

Studimet kanë treguar se hollimi i qumështit me ujë mund të jetë vdekjeprurës për të voglin tuaj.

3. Infakol

Infakoli është një ilaç që përdoret për të trajtuar dhimbje barku tek foshnjat. Megjithëse është rekomanduar më parë, është diçka që duhet shmangur nga nënat. Jo vetëm që është e paefektshme, por gjithashtu përmban përbërës që mund të shkaktojnë reaksione alergjike në foshnjën tuaj.

Share With:
Translate »
723 Views