3-vjeçari plagos aksidentalisht me pistoletë shokët e tij
Dy fëmijë të moshës trevjeçare në Michigan të Shteteve të Bashkuara janë plagosur dhe gjendja e tyre shëndetësore është kritike, pasi në drejtim të tyre kishte shtënë me revole një fëmijë tjetër i njëjtës moshë.
Sipas raportit të policisë, vogëlushi aksidentalisht kishte gjuajtur me revole në drejtim të shokëve të tij, kurse të plagosurit janë në gjendje kritike.
Në momentin e shtënave fëmijët gjendeshin në shtëpi, por nuk dihet se si ka arritur në duart e vogëlushit revole.
Deri më tani askush nuk është akuzuar, ndërsa policia ka bërë të ditur se planifikojnë të takohen me gjykatësit për të konfirmuar nëse do të ngritët padi kundër dikujt.