3-vjeçari vdes në krahët e babait pas pritjes në spital

Një djalë 3-vjeçar vdiq në krahët e babait të tij në një spital, ku mendohet se po priste në radhë prej më shumë se 1 orë për t’u mjekuar. Basil Mohammed vdiq në spitalin e fëmijëve në Birmingham në Britani të Madhe. Ai vuante nga një sindromë që shkaktonte dështim të veshkave ose mëlçisë. Familja e vogëlushit ka bërë thirrje që të nisin hetimet për këtë rast.
Babai i 3-vjeçarit ka thënë se sapo mbërriti në spital me djalin në krah, një infermiere e vizitoi atë brenda 15 minutash. Më pas ishte i detyruar të priste në agoni për rreth 1 orë deri sa staãmjekësor të kujdesej për të.
Babai i vogëlushit u ka kërkuar drejtuesve të spitalit që të shikojnë kamerat e sigurisë. /tvklan.al

Share With:
Translate »
1085 Views