3-vjeçarja bashkohet me prindërit pas 6 muajsh, prezantuesja e programit s’i mban dot lotët
Ngjarjet e trishta në kohë pandemie kanë qenë të panumërta. Ndarjet e familjarëve, gjithashtu. Por kjo vajzë e vogël 3-vjeçare, e cila është bashkuar me prindërit pas 6 muajsh për shkak të pandemisë, ka qenë një prej videove që po bëhet virale orët e fundit. Madje, sa herë e ka parë, edhe vetë drejtuesja e programit ku janë prezantuar pamjet, nuk i ka mbajtur dot lotët.
Rebecca Maddern, edhe pse po e shikonte për herë të tretë këtë video me takimin mallëngjyes, e pati të vështirë sërish t’i përmbante lotët, ndërsa drejtonte programin “Weekend Today”.

Prezantuesja australiane tha se e kishte parë edhe dy herë të tjera videon para se ta shfaqte në program dhe të gjitha herët e kishte të pamundur t’i mbante lotët.
Në video duket qartë një vajzë 3-vjeçare e cila ribashkohej me prindërit, pasi ishte ndarë prej 6 muajsh në shtete të ndryshme, për shkak të mbylljes së kufijve për shkak të Covid-19.

“Kjo është hera e tretë që e kam parë këtë video dhe ende qaj. Imagjinoni të mos kesh mundësinë të shohësh vajzën tënde të vogël për 6 muaj dhe të ndodhesh në një shtet tjetër në kohë pandemie…”,- tha Rebecca në program.