3-vjeçarja Emmy, e vetmja e mbijetuar nga sulmi në Tajlandë, gjyshi i saj: Po rrinte pranë trupave të shokëve, mendonte se po flinin
Tre vjeçarja Emmy po dremiste pranë shoqes së saj më të mirë në një çerdhe ditore në Tajlandën veriore kur sulmuesi hyri, i armatosur me një armë dhe një thikë. Klasa me 11 fëmijë, të gjithë rreth tre vjeç, më parë kishte qenë duke vizatuar dhe shkruar, ndërsa rreth orës 10:00 me orën lokale, mësuesit dërguan përditësime fotografish për të gjithë prindërit e fëmijëve të buzëqeshur dhe të lumtur.
Dy orë më vonë, në kohën e gjumit, ish-oficeri i policisë Panya Kamrab hyri në ndërtesë. Dëshmitarët thanë se ai fillimisht qëlloi personelin, duke përfshirë një mësuese që ishte në muajin e tetë shtatzënë, përpara se të futej me forcë në secilën nga tre klasat e kopshtit.
Ai vrau të gjithë miqtë e Emmy-t ndërsa ata flinin. Është e paqartë se si ajo mbijetoi. Ajo u gjet e zgjuar, e përkulur pranë trupave të shokëve të klasës.
“Ajo nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte kur u zgjua. Ajo mendoi se miqtë e saj ishin ende në gjumë. Një oficer policie ia mbuloi fytyrën me një leckë dhe e largoi nga gjaku “, tha gjyshi i saj 59-vjeçar Somsak Srithong.
Ajo është fëmija i vetëm që ka përjetuar masakrën në Nong Bua Lamphu të enjten. Në total, 37 njerëz vdiqën, 24 prej të cilëve, fëmijë.
Ritet budiste funerale dhe lutjet për viktimat po zhvillohen në disa tempuj në qytet për të shënuar fillimin e tri ditëve të zisë. Ende nuk dihet motivi i sulmit, por policia tha se Kamrab u pushua nga puna në qershor për përdorim droge./BBC