3-vjeçarja ndihmon të ëmën teksa lind: Fotot po bëjnë xhiron e internetit!

Një vajzë 3-vjeçare ka habitur mbarë internetin teksa ndihmonte të ëmën gjatë proçesit të lindjes.  Nënë e 2 fëmijëve, Rebecca Joseloff nga New York-u donte me çdo kusht që vajza 3-vjeçare të ishte aty teksa i vëllai vinte në jetë.

Dhe kur momenti erdhi ajo jo vetëm që ishte aty, por u përfshi në proçes duke ndihmuar të ëmën të lindte. I gjithë proçesi është i dokumentuar në fototgrafi të cilat janë shpërndarë në rrjete sociale duke u bërë menjëherë virale.

Vogëlushja gjatë muajëve që nëna ishte shtatzënë kishte parë video nga më të ndryshmet duke mësuar se si funksionon proçesi i lindjes. Kur momenti erdhi, ajo qëndroi në dhomë duke ndihmuar me çfarëdo që ishte e nevojshme.

3-vjeçarja, jo vetëm që e dinte fjalën plaçentë, por ishte njohëse e mirë e funskionit të saj.

Ngjarja është diskutuar shumë në Facebook dhe komentet kanë qenë nga më të ndryshmet. Disa e kanë quajtur traumatizuese që një fëmijë të jetë i pranishëm gjatë atij proçesi, e ndërsa të tjerë kanë qenë të idesë se fëmijët i perceptojnë gjërat ashtu si i përçojnë të rriturit dhe se nuk ka asgjë të keqe.

Lindja është një pjesë natyrale e jetës dhe shumë i bukur, aq më tepër për një vëlla apo një motër që është aty kur dikush tjetër vjen në jetë. Krijohet një lidhje e ngushtë që zgjat gjithë jetën.

Që nga dita kur i vëllai ka ardhur në jetë, 3-vjeçarja nuk do të shkëputet për asnjë moment prej tij, madje nuk ia lë as të ëmës.

Burimi: The Independent

Share With:
Translate »
693 Views