33-vjeçarja apel për ndihmë: S’kam mundësi t’i vizitoj vajzat e sëmura

Një tjetër dramë sociale erdhi sonte në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” në Neës24. Një 33-vjeçare, nënë e dy vajzave tregoi vuajtjet e saj, teksa e sëmurë për vete nuk kishte mundësi t’i vizitonte dy të miturat. Ajo jetonte në shtëpinë e nënës së saj, e mbytur nga lagështia, aq sa kur i merrte rrobat në dollap ishin të njoma.

 

“Unë jam Elda, 33 vjeçe. Kam dy vajza, 7 dhe 4 vjeçe. Vuaj nga epilepsia komplekse dhe në momentin që më zë kriza nuk arrij të shikoja dhe më ikën dhe vetëdija. Unë jetoj në shtëpinë e nënës por këtu nuk mund të jetojnë dy fëmijë sepse shtëpia është me lagështirë. Kur i marr rrobat nga dollapi janë ujë. Nuk i laj dot as vajzat se shtëpia është e ftohtë. Vajzat e mia nuk shohin dot një film vizatimor sepse nuk kam një televizor. Nuk kam mundësi t’i ushqej. Nuk ka gjë më të keqe se të kesh një fëmijë të sëmurë dhe të mos e ndjekësh dot, të mos e vizitosh, t’i bësh analizat”, tregoi Elda mes lotëve.

Pas apelit, këngëtari Sidrit Bejleri i ka dhuruar një televizor vogëlusheve, ndërsa janë dërguar për kontroll edhe në Spitalin Amerikan.

Vajzat tek spitali

“Vajzat kishin mish të huaj në hundë. Vajza e vogël kishte probleme më komplekse, pasi kishte një problem në shtyllën kurrizore që nuk i linte mushkëritë të zhvilloheshin”, tha Sidriti, ndërsa Elvis Naçi premtoi që do të ketë ndihmë në vazhdimësi për to dhe nënën e tyre.

Share With:
Translate »
798 Views