335 të infektuar me Covid-19 dhe 2 të vdekur në 24 orët e fundit
335 qytetarë kanë rezultuat të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 2487 testime.
Rastet pozitive janë 182 në Tiranë, 24 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Kuçovë, 12 në Lezhë, 10 në Fier, Lushnje, Berat, 9 në Shkodër, 6 në Vlorë, 4 në Rroskovec, Himarë, 3 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 2 në Dibër, Këlcyrë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Kukës, Has, Vorë, Rrogozhinë, Divjakë, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Memaliaj, Librazhd.
Në të gjithë vendin janë aktivë 6601 pacientë me Covid-19.
Ndërkohë, 2 pacientë të infektuar me koronavirus kanë humbur jetën. Viktimat janë një qytetar nga Kamza 69 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 86 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 110 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 115 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201,397 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (03 Janar 2022)
Raste të reja ditore 335
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 110
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,487
Testime totale 1,489,836
Raste pozitive 211,220
Raste të shëruara 201,397
Raste Aktive 6,601
Humbje jete 3,222
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3098
Fier 657
Durrës 616
Shkodër 440
Elbasan 406
Vlorë 394
Berat 269
Lezhë 200
Gjirokastër 198
Korçë 151
Dibër 103
Kukës 69