34 vjeçarja e shkarkuar nga puna pasi mbeti shtatzënë, fiton dëmshpërblim nga gjykata pasi humbi fëmijën

Një punonjëse administrative në Britani ka fituar 15,000 paundë dëmshpërblim në një çështje diskriminimi pas shkarkimit nga puna menjëherë pasi i tha shefes së saj femër, se ishte shtatzënë.

Shkarkimi nga puna shkaktoi ‘kaos absolut’ në jetën e Charlotte Leitch teksa disa javë më vonë ajo humbi beben e saj të palindur.

Leitch tha në gjykatën në Londër se ishte ndjerë e ‘degraduar dhe e pavlerë’ kur iu përfundua punësimi sapo i tregoi drejtueses së saj se priste një fëmijë.

34-vjeçarja kishte vetëm disa muaj që punonte në rolin e saj me rrogë £20,000 në vit me kompaninë e furnizimit të sistemeve të sigurisë, para se të detyrohej të largohej.

Gjykatësi tha se drejtuesja e furnizimeve të kompanisë Nicola Calder nga Essex, kishte përfituar në mënyrë të padrejtë nga gjendja emocionale e zonjushës Leitch.

Asistentja i kishte treguar asaj për aborte spontane që kishte pësuar në të kaluarën dhe për frikën e shtatzanisë së re, para se të shkarkohej nga puna.

Gjykata e çështjeve të punës caktoi dëmshpërblim 14,885 paundë pasi vendosi se  Leitch ishte shkarkuar nga puna për cështje të lidhura me shtatzaninë e saj.

Në seancën e mbajtur në lindje të Londrës u ha se zonjusha Leitch ishte bashkuar me kompaninë në maj 2021 si ‘asistente administrative’ por ajo nuk kishte nënshkruar ende një kontratë të plotë kur dy muaj pas punësimit i tha zonjës Calder se kishte mbetur shtatzënë.

Në gjykatë u tha se gruaja i kishte treguar eprores për shqetësimin e saj pasi kishte kaluar trauma me shtatzani të mëparshme në formën e disa aborteve spontane.

“Ajo i kishte treguar zonjës Calder se bashkë me partnerin trembeshin se mund të humbisnin beben siç kishin humbur më parë dy binjakë”.

Por përgjigja e drejtueses ishte se nuk mund të merrte lejen e shtatzanisë pasi nuk kishte nënshkruar ende kontratën: “Ne nuk kemi obligim për të të mbajtur në punë”, tha Calder.

Kompaia më vonë kishte njoftuar se kërkonte të përfundonte punësimin e Leitch pasi ajo nuk kishte nënshkruar kontratën e punës dhe se kishte shqetësime për performancën e saj në punë.

Në një letër të dërguar ish-punonjëses, kompania shkruante: “Vendimi për të mbyllur punësimin tuaj nuk ka të bëjë me faktin që jeni shtatzënë pasi ne nuk diskriminojmë kundër jush’.

Por gjykata e refuzoi këtë dhe mbrojti pretendimin e Leitch për diskriminim të padrejtë prej shtatzanisë, rrjedhimisht me shkarkimin e padrejtë nga puna.

Gjykatësja Carol Porter tha: “Fjalët e thëna nga Calder tregojnë për përfitimin e saj nga situata dhe mbylljen e punësimit të Leitch, për të cilin ne besojmë se shkaku ishte shtatzënia e saj dhe problemet e mëparshme shëndetësore të lidhura me të”.

Zonjusha Leitch, e cila jeton në Essex pranë Londrës, tha pas vendimit: “Zonja Calder është vetë nënë dhe kisha pritur një farë mbështetjeje prej saj, prandaj u shokova për sjelljen e tyre”.

Pas shkarkimit nga puna, zonjusha Leitch fatkeqësisht humbi beben e saj të palindur në gusht 2021.

Ajo thotë se shpreson që rezultati gjyqit të inkurajojë të tjera gra të mos tolerojnë diskriminimin e shtatzanisë në vendin e punës dhe të veprojnë: “Punëdhënësit nuk kanë nevojë të shkatërrojnë jetën e njerëzve. Të vendosësh një grua shtatzënë në atë situatë është e tmerrshme”, shtoi akuzuesja.

Share With:
Translate »
119 Views