35-vjeçari qëllon mbi fëmijët, më pas veten

Një pengmarrje, e cila vijoi për 23 orë përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme të martën, në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një burrë qëlloi 4 fëmijë përpara se të qëllonte edhe nga vetja. Sipas BBC, policia e gjeti 35-vjeçarin Gary Wayne Lindsey pa jetë në apartamentin ku po mbante peng fëmijët, të moshës 1 deri në 12 vjeç, në Orlando.

Lindsey ishte babai i dy prej fëmijëve, ndërsa dy fëmijët e tjerët ishin të së dashurës së tij. Ai ishte një i dënuar në liri me kusht, për disa akuza, ndër to edhe zjarrvënie të qëllimshme. Kishte qenë e dashura e 35-vjeçarit që kishte njoftuar policinë, pasi ai e kishte dhunuar.

Gary Wayne Lindsey

Katër viktimat janë Iraya, 12 vjeç, Lillia 10, Aidan, 6, dhe Dove, vetëm 1 vjeçe.

Por si të mos mjaftonte kjo, gjatë tentativës për të liruar fëmijët, një oficer policie mbeti i plagosur. Ai ndodhet në gjendje kome në spital dhe rikuperimi i tij pritet të jetë i vështirë.

Gjatë 23 orëve pengmarrje, teksa negocionin me Lindsey për lirimin e fëmijëve, oficerët nuk dyshuan në asnjë moment se të miturit kishin humbur jetën, derisa dalluan një prej tyre pajetë.

Share With:
Translate »
864 Views