393 qytetarë të infektuar dhe 7 humbje jete nga Covid

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët efundit janë kryer 2,793 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 393 qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 158 në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnje, Elbasan, 11 në Berat,  10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokatër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën dhe 7 pacientë që po kuroheshin në spitalet Covid. Tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë  nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar, ndërsa në të gjithë vendin janë 6,206 pacientë aktivë që po kurohen në kushte shtëpie.

Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
Translate »
144 Views