4 arsye për të filluar një shtatzëni pas moshës 35 vjeç

Kur linda vajzën time të parë në moshën 36 vjeçe, mjeku më regjistroi si një “nënë e vonë në lindje të parë”. Pas shumë sakrificave dhe dhembjeve sigurisht që më dukej vetja se kisha 60 vite në trup. E kuptova se ai ishte emërtimi më i lezetshëm që do kishin mund ta paramendonin mjekët.

Grupi më i madh i lindjeve është ende grupmosha 25-34 me 59% të lindjeve, mbi 35 vjeç me 21% të lindjeve dhe nën 25 vjeç për 20% të lindjeve.

Nuk është se ka ndonjë gjë të keqe të bëhesh prind në moshë të re, por ne po ju rendisim 4 arsye pse është e mrekullueshme të jesh një nënë ‘e vonë’.

1-Mund të realizoni shumë gjëra para se të bëheni nënë. Mund të akumuloni pasuri, të vini themelet e karrierës suaj, të udhëtoni nëpër botë, të shkoni të deheni dhe të mos brengoseni se duhet të zgjoheni në mëngjes e shumë gjëra tjera. Sigurisht që mund të keni fëmijë dhe në të njejtën kohë të zhvilloni karrierën tuaj mirëpo prapë do t’ju duhet të bëni kompromise. Do t’ju duhet që të krijoni familjen deri në moshën 28, kur fëmijët të jenë 18 vjeç do të rifilloni karrierën në moshë 46 vjeçe, ndoshta jo me të njëjtin entuziazëm.

2-Do të mund t`ju kundërviheni me vetëbesim atyre që ju tregojnë se ç’duhet të bëni me fëmijën tuaj që nga momenti i ngjizjes e deri në ditën e fundit në shkollës. Nëna, vjehrra, motra, mësuesja, kushdo që të jetë, do të mundohet t’ju tregojnë se çfarë duhet të bëni. Por nëse jeni një grua e pjekur dhe me vetëvlerësim t`u kundërviheni banaliteteve të ndryshme.

3-Është e vërtetë që nënat e reja rikuperohen shpejt nga shtatëzënia, mirëpo lindja dhe rritja e foshnjes do t’ju shterojë energjitë në çfarëdo moshe të jeni. Është më mirë të akumuloni fuqi në të 20-at që të jeni gati për tmerret që vijnë pas të tridhjetave.

4-Mund të përdorni përvojën tuaj në rritjen e fëmijës. Nuk nënkupton se jemi nënë më e mirë se dikush 10 vite më e re mirëpo fëmija juaj duke u rritur do të ketë dikë të pjekur e të vendosur që i tregon rrugën.

Këshilla përfundimtare do të jetë të mos dëgjoni njerëzit që ju thonë se jeni tepër të moshura për të lindur apo se është gjë e rrezikshme të presim deri në atë moshë.

Share With:
Translate »
980 Views