4 gabimet që bëni si prindër kur grinden fëmijët
Konflikti është i pashmangshëm mes fëmijëve. Megjithatë, pa marrë pavarasysh se sa mërziteni kur fëmijët zihen, përmes grindjeve të tyre ata mësojnë të menaxhojnë konfliktet, të kontrollojnë emocionet dhe të mbrojnë veten. Por ka disa gabime që bëni si prindër kur përballeni me një situatë të tillë.
Ne nuk vendosni rregulla
Rregullat e familjes duhet të jenë të qarta dhe të përcaktuara. Kufijtë u ofrojnë fëmijëve një ndjenjë sigurie, e cila është thelbësore për zhvillimin e personaliteteve të shëndetshme. Duhet të vendosni si rregull se edhe kur nuk jeni dakord me dikë, të mos përdoret dhunë fizike.
Nxitoni të ndërhyni
Shpesh kur zihen, fëmijët kërkojnë përfshirjen tuaj. Megjithatë, kjo nuk fokusohet në zgjidhjen e problemit por vetëm e intensifikon problemin. Në fund të fundit, qëllimi nuk është të gjesh “kush e ka fajin”, por zgjidhja e problemit. Ndaj, inkurajoni fëmijët të gjeni një zgjidhje të përbashkët.
Krahasoni fëmijët
Krahasimet krijojnë stres. Prandaj duhet t’i shmangni pasi mund të perceptohen si kritikë ndaj tyre, dhe kjo gjë krijon vetëm konflikte.
Ndaloni çdo tension mes tyre
Nëse ndaloni sistematikisht shfaqjen e konflikteve ndërmjet fëmijëve, ka shumë gjasa që t’i çoni fëmijët në introversion, por edhe në një qëndrim “fajtor” për ndjenjat e tyre, si dhe në vazhdimësinë e konflikteve jashtë familjes.