4 justifikimet më të shpeshta që përdorin prindërit që s’duan të vaksionojnë fëmijët

Claire McCarthy, mjekja pediatre në “Boston children’s hospital si edhe “Harvard Medical School” dhe njekohësisht edhe autorja e shumë informacioneve të shkruara në portalin Huffingtonpost, është shprehur se shikon shumë prindër të marrin vendime të ndryshme në lidhje me imunizimin e fëmijës së tyre. Duke shprehur se ata kanë të drejtën të vendosin për fëmijën e tyre, thekson disa nga justifikimet më të shpeshta që përdoren nga prindërit në lidhje me këtë refuzim.

• Këto sëmundje nuk janë edhe aq të rënda.
Sigurisht që sëmundja mund të mos shfaqë simptoma serioze, por nuk mund të anashkalojmë edhe komplikacionet si: dëmtimet në tru, vdekje e fëmijës etj.

• Vaksinat shkaktojnë autizëm.
Sikur ta dinte një njeri me siguri se çfarë e shkakton autizmin! Deri në ditët e sotme mjekësia e bën lidhjen me faktorin gjenetik apo atë mjedisor, kështu që mos u mbështesni tek kjo teori absurde për të justifikuar mosvaksinimin e fëmijës.

• Kanë efekte anësore.
Cili medikament nuk e ka? Edhe nëse ndodh kështu efektet janë të lehta dhe largohen shpejt.

• Shteti dhe kompanitë prodhuese na fshehin diçka në lidhje me këtë “biznes” fitimprurës.
Nuk mund të them se i besoj plotësisht qeveritarëve apo kompanive farmaceutike, por mund të them se në prodhimin e vaksinave kanë marrë pjesë një numër shumë i madh punëtorësh shëndeti, doktorë, shkencëtarë, infermiere etj, pra duket se sekreti do të ishte e pamundur të vazhdonte të qëndronte i tillë.

Share With:
Translate »
109 Views