4 mite rreth përcaktimit të gjinisë së foshnjes

Shumë kohë më parë janë ngritur mite rreth përcaktimit të gjinisë së foshnjes.

Forma e barkut, madhësia, ushqimi, simptomat e mëngjesit e shumë të tjera janë disa prej këtyre miteve prej të cilave shumë njerëz kanë besuar se janë parashikues të mirë të gjinisë shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Ndonëse, me zhvillimin e teknologjisë së fundit, të gjitha këto mite bien poshtë në identifikimin e gjinisë së foshnjes suaj, le t’i rikujtojmë katër prej tyre:

Miti rreth ushqimit

Nëse gjatë periudhës së shtatzënisë keni konsumuar ushqime të kripura është supozuar se ju do të keni djalë, dhe e kundërta, në rast se ushqimet e preferuara kanë qenë ato të embëla ju do të keni një vajzë.

Miti rreth simptomat të para të shtatzënisë

Edhe rreth simptomave të para si vjella është përcjellur një supozim rreth gjinisë së foshnjes suaj. Në rast se keni më pak të vjella në mëngjes supozohet të keni djalë, në rast se sfidoheni më shumë me këtë simptomë atëherë do të keni një vajzë.

Miti për lëkurën

Lëkura e bukur dhe e pastër parashikonte se ju mund të keni një djalë, ndërsa nëse keni lëkurë me akne supozohet të keni vajzë.

Miti për rrahjet e zemrës

Një mit tjetër rreth identifikimit të gjinisë së foshnjes është bazuar edhe përmes rrahjeve të zemres. Në rast se keni pasur rrahje më të larta të zemrës do të thotë se ju mund të keni djalë. Ndërsa, ritmi i ulët i zemrës mund të supozohej që ju të keni vajzë.

Share With:
Translate »
127 Views