4-muajashe, Floriana Garo shkëlqen nga shtatzania
Bukuroshja e njohur e ekranit shqiptar, ish-moderatorja e “Jo vetëm modë” në tv Klan pasi deklaroi se është në pritje të ëmbël nuk nguron të na tregojë se sa shumë e ka zbukuruar shtatzania.
E ftuar në emisionin ‘Rudina’, Floriana Garo ka treguar se tashmë pas vajzës është në pritje të një fëmije tjetër gjininë e të cilit nuk e di ende.
Floriana tregoi se tani është tre muajshe shtatzënë ama ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebit, por do të donte të ishte një djalë pasi e kanë një vajzë.
Mesa duket po i plotësohet dëshira, sepse sipas legjendave shqiptare, nëse bebi është djalë, nënës i bije nue i bukur.
Edhe pse foto të saj shohim gjithmonë e më rrallë në rrjetë sociale, në imazhin e fundit që ka shpërndarë Floriana, ne duam të besojmë që e ka djalë. /Kids’Time/
