4 ushqimet që duhet të shmangni në vitin e parë të jetës së fëmijës
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) procesi i ushqyerjes tek fëmijët me suplemente shtesë duhet të nisë ne muajin e 6-të të jetës, moment ky kur qumështi i nënës apo ai articial duhen kombinuar me produkte të tjera për të siguruar një rritje të shëndetshme të foshnjes. Periudha e ushqyerjes është shumë delikate dhe parashikon një seleksionim të kujdesshëm të ushqimeve qe mund të filloni t’ua jepni fëmijëve duke futur pak. Ekzistojnë lista të shumta për ushqimet e duhura, tabela specifike me llojet e ushqimeve për çdo moshë, por për t’ua bërë gjërat më të thjeshta.
1.Kripa: Kripa këshillohet të shmanget gjatë vitit të parë të jetës, kështu që duhet t’i rezistoni tundimit për të shtuar qoftë edhe pak kur ushqimi ju duket pa shije.
2.Sheqeri: Sheqeri është produkti i dytë që duhet të shmangni në regjimin ushqimor të fëmijës suaj. Është mirë që në këtë periudhë të evitoni edhe mjaltin.
3.Qumështi i lopes: Qumështi i lopës dhe gjalpi bëjnë pjesë në listën e ushqimeve që duhet të evitoni gjate vitit të parë të jetës së një foshnjeje. Ju mund ta shtoni në regjimin ushqimor të fëmijës suaj pas muajit të 15-të të jetës. Këshillohet që pas kësaj periudhe fëmija të konsumojë 200 ml qumësht të pasterizuar.
4.Lëngjet e frutave të konfeksionuar: Pjesa më e madhe e lëngjeve që mund të blini në supermarket kanë një përqindje të ulët të frutave të freskëta në brendësi të tyre, kështu që është e këshillueshme të mos ua jepni foshnjeve.