493 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, ulet numri i vdekjeve

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2993 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 493 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 37 raste në Shkodër, 29 raste në Elbasan, 28 raste në Fier, 20 raste në Berat, 19 raste në  Vlorë, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste Sarandë, 14 raste në Kavajë,  Pogradec, Gramsh, 12 raste në Lushnje, Kuçovë,  11 raste në Durrës,  9 raste në Kukës, Pukë, Peqin, 8 raste në Korçë dhe Devoll, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Patos, 4 raste në Librazhd, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Mat, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Divjakë,  Prrenjas, Memaliaj, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Vau Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Vorë, Poliçan, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana,  1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 64- 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 89,456 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
Translate »
249 Views