5 anët pozitive të videolojrave dhe mënyrat si ndihmojnë në zhvillimin e fëmijëve
Jemi mësuar gjithnjë të dëgjojmë fjalë të këqija për sa u përket video lojrave dhe jemi munduar t’i mbajmë fëmijët sa më larg tyre. Kjo ndodh për shkak se si prindër jeni më të fokusuar tek dëmet që diçka i shkakton fëmijës suaj dhe kjo është diçka krejt normale. Por ja që ka disa mënyra nëpërmjet të cilave video lojrat i ndihmojnë fëmijët të zhvillohen shumë. Ja çilat janë disa prej tyre.
Video lojrat u mësojnë fëmijëve zgjidhje të shumta për të dalë nga situatat
Kjo është një nga avantazhet më kryesore që vjen nga video lojrat, sepse nëpërmjet tyre fëmijët bëhen më të shkathët dhe të zotët për të dalë nga situatat e vështira që i hasin në përditshmëri. Edhe pse në video lojra në shumicën e rasteve kjo zgjidhje nuk gjehet në një mënyrë paqësore, gjithësesi fëmijët e kuptojnë që ka gjithnjë një zgjidhje për çdo problem, thjeshtë duhet të përpiqeni për ta gjetur atë.
Video lojrat nxisin kuriozitetin e fëmijëve për të mënuar më shumë histori dhe kulturë
Video lojrat janë të përiudhave të ndyshme historike apo e thënë ndyshme tematika që zhvillohet në to e përball fëmijën me një kulturë tjetër dhe histori të ndyshme. Kjo e shtyn fëmijën të dijë më shumë rreth tyre, të shfaqë interes për të dëgjuar më shumë histori dhe të dijë më shumë rreth kulturës.
Video lojrat e ndihmojnë fëmijën të zërë miq
Çdo video lojë ka si qëllim që fëmijët të lidhen me njëri tjetrin dhe të luajnë sëbashku, pra i mbledh të gjithë fëmijët bashkë. Në këtë mënyrë ato u japin mundësi fëmijëve të përballen me miq dhe njerëz të ndyshëm. Apo ndoshta dhe të fillojnë një shoqëri me shumë gjëra të përbashkëta si, dashuria për video lojrat.
Video lojrat i nxisin fëmijët të lëvizin më shumë
Kur fëmijët luajnë lojra të cilat kanë të bëjnë me luftëtarë, ninxha apo karaktere të cilët bëjnë stilet dhe ushtrime të ndyshme, atëherë fëmijët nxiten më shumë të veprojnë njësoj si këta karaktere. Të mundohen të arrijnë lëvizje e tyre, stilet që ato bëjnë apo rekordin e tyre të vrapit. Kjo është diçka shumë e mirë sepse nuk e bën fëmijën të jetë gjithnjë aktiv, siç mendojnë prindërit që fëmijët janë kur luajnë video lojra.
Video lojrat i bëjnë fëmijët të zhvillojnë brenda tyre ndjenjën e të ndarit të gjërave
Kur fëmijët kanë një video lojë e cila i tërheq shumë dhe janë shumë të apasionuar pas saj, ato insistojnë që ta ndajnë këtë me të tjerët, të luajnë bashkë me to dhe të zhvillojnë ndjenjën e të ndarit brenda tyre. kjo gjë i bën ata më social dhe të pëlqyer nga shoqëria, gjë që në ditët e sotshme është shumë e rëndësishme.
Përshtati: B.Lica/ Kids Time.