5 faktorë që shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje gjatë shtatzënisë
Ndryshimet në trupin tuaj si rezultat i ndryshimeve hormonale gjatë shtatzënisë janë përgjegjëse për shumë simptoma të ndryshme. E ndër ankesa më e zakonshme është gulçimi apo vështiria në frymëmarrje.
Ky ndryshim zakonisht shfaqet në tremujorin e fundit të shtatzënisë shkruan Verywell Family, transmeton Gazeta Shneta.
Ndër shkaqet më të zakonshme janë:
-Hormonet: Hormonet e shtatzënisë ndikojnë në zemrën dhe mushkëritë tuaja, të cilat mund të dërgojnë në vështirësi në frymëmarrje.
-Zgjerimi i mitrës: Ndërsa, mitra juaj po rritet, ajo fillon të ushtrojë presion mbi diafragmë.
-Ushtrimet e ndryshme: aktivitetet fizike janë të mirë se ardhura, mirëpo, ushtrimet e tepërta mund të shkaktojnë marramendje, dhimbje dhe vështirësi në frymëmarrje. Për këtë arsyje, sigurohuni që të ushtroni me një ritëm të shëndetshëm dhe të bëni pushime të shpeshta.
-Shtatzënia me binjakë: kur jeni shtatzënë me binjakë ekziston mundësia dhe shkaku që të keni probleme me frymëmarrje.
-Pesha juaj: Obeziteti dhe shtimi i peshës gjatë shtatzënisë mund t’ju shkaktojë probleme, duke përfshirë këtu edhe gulçimin.