5 muajsh shtatzënë, stilistja shqiptare ndan lajmin për pritjen e ëmbël: Është momenti më i bukur!
Këtë të shtunë, emisioni “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, është duke festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri në një tryezë me shumë miq.
E ftuar ishte edhe stilistja Katerina Zoto, e cila ndau me ne një lajm shumë të bukur. Ajo është në muajin e 5-të të shtatzënisë dhe e cilëson këtë gjë si momentin më të bukur të vitit 2023.
Gjatë emisionit, Katerina u shpreh se dëshira e fundit që kishte, ishte të bëhej nënë brenda moshës 33-vjeçare.
Katerina Zoto: Ka qenë një vit shumë i mirë, në fakt jo vetëm 2023-shi, por ka shumë vite që po më duken shumë të mirë. Kam përshtypjen se bashkëshorti ka hyrë me këmbën e djathtë në jetën time dhe (duke qeshur)…
Orinda Huta: Pra martesa dhe dasma ka qenë në kohën e duhur?
Katerina Zoto: Po patjetër, madje çdo etapë e jetës ka ndodhur ashtu siç unë kam dashur. Edhe dëshira më e fundit që kisha, ishte të bëhesha nënë brenda moshës 33-vjeçare dhe mendoj që do realizohet.
Orinda Huta: Kemi Katerinën në pritje të ëmbël. Është 5 muajsh shtatzënë. Në qoftë se do të të pyesnim se kush ka qenë momenti më i bukur…?
Katerina Zoto: Patjetër, ky është.
Orinda Huta: Kur more vesh lajmin e shtatzënisë?
Katerina Zoto: Ky është momenti më i bukur sepse përsa i përket punës, në fakt jam përpjekur ta vendos veten në rolin e dikujt që është 70 vjeç dhe kthehet pas në kohë dhe thotë që “pse e kam munduar aq shumë veten për gjëra që mbase nuk ia vlejnë”. Dhe unë në këtë mënyrë po mundohem të reflektoj edhe të jetoj që tani, në mënyrë që të kem sa më pak pendesa në vazhdim.