5 simptoma të çuditshme që mund t’i përjetoni gjatë periudhës së shtatzënisë

Të vjellat, dhimbja e shpinës, vonesa në ciklin menstrual janë disa nga simptomat e një shtatzënie.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se këto simptoma janë të pranishme gjatë 9-muajve të shtatzënisë suaj shkruan VeryWellFamily, transmeton GazetaShneta.

Më poshtë mund t’i gjeni 5 simptomat, të cilat mbase nuk i keni menduar se mund t’i përjetoni gjatë shtatzënisë suaj:

-Gjakderdhje nga hundët

Edhe pse mund t’ju duket e pabesueshme, por gjakderdhja nga hundët mund të jenë e zakonshme.

-Shkarkim vaginal

Kur jeni shtatzënë prisni që të keni një pushim nga cikli menstrual, mirëpo mund t’ju shqetësojë shkarkimi që vjen nga vagina juaj.Ky shkarkim është normal dhe i shëndetshëm.

-Pagjumësia

Kur mendoni shtatzëninë, mendoni se jeni jashtëzakonisht të lodhur.Ndonjëherë, me ose pa lodhje, përjetoni pagjumësi.

-Shqetësim gastrointestinal

Hormonet e shtatzënisë mund t’ju kenë prekur traktin tuaj gastrointenstinal.

-Kapsllëku

Hormonet e shtatzënisë luajnë rol në ngadalësimin e funksionimit të zorrëve tuaj gjatë periudhës së shtatzënisë.Andaj, rekomandohet që të konsumoni ushqime dhe pije me shumë fibra.

Share With:
Translate »
305 Views