5 zakone që ndihmojnë në largimin e sëmundjeve të stinës nga fëmijët tuaj
Me ardhjen e stinës së dimrit, fëmijët janë të parët që marrin virozat dhe gripin. Megjithatë, ka hapa të vegjël që duhen ndërmarrë në jetën tonë të përditshme që mund të na ndihmojnë të qëndrojmë larg këtyre sëmundjeve. Ja cilat janë 5 zakone të sjelljes që ndihmojnë në shmangien e gripit, ftohjes dhe sëmundjeve të stinës tek fëmijët tuaj!
1. Mos i mbuloni shumë!

Temperaturat bien disa gradë dhe e tmerruar se fëmija juaj po ftohet, e vishni me të gjithë garderobën tuaj dimërore. Më keq akoma! Fëmijët kanë të njëjtën temperaturë trupore si të rriturit, nuk është e nevojshme t’i mbuloni ato që në të ftohtin e parë. Madje, mjafton t’i mbuloni pak, pa e ekzagjeruar, duke i përshtatur veshjet sipas llojit të ditës në vazhdim.
2. Mos harroni të ajrosni dhomat për të shmangur ajrin e ndenjur

Ky zakon i thjeshtë mund t’ju ndihmojë shumë në parandalimin e sëmundjeve sezonale jo vetëm për fëmijën tuaj, por për të gjithë banorët e shtëpisë, përfshirë edhe ju!
3. Filloni të përdorni një imunostimulant për fëmijën tuaj

Mbrojtja imune përfaqëson një mburojë të vërtetë kundër agresionit nga agjentët e jashtëm. Prandaj, mbështetja e mbrojtjes imune të foshnjës suaj është e një rëndësie të madhe.
Mendoni herët për sëmundjet sezonale dhe më pas filloni t’i jepni fëmijës suaj një imunostimulant sa më shpejt të jetë e mundur.
4. Respektoni ritmet e tij
Ndryshimi i stinës nuk është i lehtë për askënd, as për një fëmijë. Kini kujdes të respektoni ritmet e tij të përshtatjes me rutinën e re të dimrit, pa e detyruar shumë, sidomos kur vini re se është shumë i lodhur.
5. Bëjini atij një lëng të këndshëm portokalli çdo mëngjes
Merrni zakonin e mirë të shtrydhni portokall të freskët çdo mëngjes për fëmijën tuaj (dhe pse jo edhe ju!). Lëngu i portokallit është në fakt një kurë e vërtetë kundër sëmundjeve të stinës.