57-vjeçari rreh gruan dhe vajzën në mes të tregut në Librazhd

Dy burra janë arrestuar në Elbasan pasi kanë rrahur gratë e tyre, e njëri edhe vajzën 23-vjeçare. Mësohet se njëri prej tyre është Marku Tollumi, 62 vjeç banues në fshatin Shelcan, i cili u arrestua pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet B.K., 57 vjeçe.

Ndërsa tjetri, Hyqmet Muça, 57 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi pranë tregut të Librazhdit. Ai dyshohet të ketë ushtruar vazhdimisht dhunë fizike ndaj bashkëshortes me inicialet E.M., 50  vjeçe  dhe vajzës së tij  shtetases A.M., 23 vjeçe. Të dy shtetasit do të akuzohen për veprën penale “Dhuna në familje”. /tip

Share With:
Translate »
937 Views