6 aktivitete praktike dhe të lehta për të qëndruar aktivë gjatë shtatzënisë
A jeni të shqetësuar për fitimin e pashmangshëm në peshë gjatë shtatëzanis? A mendoni se të mbetësh shtatëzënë do të thotë vetëm të pushosh dhe të mërzitesh?Këtu janë paraqitur disa mënyra të thjeshta për të qënë aktivë gjatë shtatzënisë.
Ndërsa jeni shtatëzënë, është normale të keni kilogramë shtesë dhe ta merrni më lehtë. Por a doni të dini se si mund të qëndroni të përshtatshëm dhe aktivë gjatë kohës që jeni shtatëzënë? Këtu janë paraqitur disa ide që të qëndroni activë gjatë shtatëzanisë.
1.Të kryeni frymëmarrje në ambientë të hapur:
Kjo nuk mund të jetë stërvitja juaj e preferuar, por rregullisht duke bërë atë, do t’ju mbajë të ndjeheni të freskët dhe të vëmendshëm. Vetëm qëndroni në ballkonin tuaj dhe merrni frymë thellë. Bëni këtë në mënyrë të tillë që të mos shkaktojë shqetësim.
2. Ngrihuni dhe shtrihuni:
Të qenit aktivë gjatë kohës që jeni shtatëzënë është e rëndësishme. Ju nuk keni nevojë për mjete të rënda dhe makina për të qëndruar aktivë kur jeni shtatëzënë. Ju lehtë mund t’i shtrini muskujt edhe nëse jeni në shtëpi. Ngrihuni në intervale të rregullta dhe thjesht shtrini trupin tuaj.. Shtrini muskujt e qafës dhe bëni një ushtrim të shpejtë duke e kthyer kokën tuaj nga njëra anë në tjetrën.
3. Ecni në mes rreshtave:
Gjërsa jeni në një supermarket atëherë ju mund të bëni disa ecje në mes rreshtave sepse është një ecje e mire dhe ç’lodhëse dhe duke shikuar gjëra mund të ju bëjë të relaksoheni, këtë mund ta bëni për aq kohë sa ndiheni rehat.
4. Ballkon kopështi:
Gjatë shtatëzanisë nuk është në rregull që të merreni me kopshtari por mund të keni një kopsht të bukur në ballkon ku do ju freskojë me erën dhe bukurin e tij.
5.Bashkohuni me një klasë prentale (me grate shtatëzënë):
Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të qëndruar aktivë dhe vigjilentë. Një klasë prenatale do të ketë gra të tjera që presin foshnje. Këtu do të mësoni forma të ndryshme të ushtrimeve të sigurta. Gjithashtu, do të fitoni njohuri për shtatëzëninë dhe tema të tjera pas lindjes.
6. Ecni gjërsa bëni punët tuaja:
Ju nuk mund të dëshironi gjithmonë të dilni nga shtëpia dhe të ecni. Kjo është e kuptueshme. Në vend që të dilni dhe të ecni, pse të mos përfshini ecjen në rutinën tuaj të shtëpisë? Ka shumë raste kur mund të ecësh me siguri në shtëpi. Ju mund të ecni gjatë gatimit në kuzhinë ose duke dëgjuar muzikë. Ka shumë mënyra për të qenë aktive gjatë shtatzënisë, dhe këto janë vetëm disa të thjeshta. Mos harroni se çdo shtatëzëni është unike, prandaj ajo që është e mirë për të tjerët mund të mos jetë e përsosur për ju.