6 fakte që nuk i keni ditur më parë në lidhje me zhvillimin e fetusit

Me të pranuar lajmin se jeni shtatzënë, në mendjen tuaj fillon gërshetimi i emocioneve; duke filluar nga gëzimi për të vazhduar tutje me shqetësimet në lidhje me zhvillimin e fetusit.

Por, fal zhvillimit të teknologjisë tashmë është e mundur të studiohet aktiviteti i fetusit brenda mitrës në detaje shkruan Mom Junction, transmeton Gazeta Shneta.

Më poshtë, gjeni disa karakteristika që foshnjet bëjnë gjersa janë në barkun e nënës:

-Po, ata qajnë

Sipas hulumtimit, foshnjet shprehin pakënaqësitë e tyre brenda mitrës, kur janë në javën e 28-të të zhvillimit.Goja e hapur, lëshimi i frymëmarrjeve të shkurta e në disa raste edhe një mjekër që dridhet, të gjitha këto shoqërohen me të qara.

-Mund të frikësohen

Sa shpesh e keni vërejtur se fetusi ju godet në momentin kur është i/e ekspozuar ndaj tingujve të papritur? – Në këto raste, ai ndihet i frikësuar.

-Përgjigjen ndaj zërit tuaj

Fetusi fillon të dëgjojë që nga java e 18-të. Megjithatë, deri në javën 25-të, dëgjimi i fetusit zhvillohet dhe arrin t’ju përgjigjet me lëvizje zërave që për të janë të njohur, e sidomos atë të nënës.

-Thithin gishtin e tyre

Shumë prej njerëzve i besojnë faktit se foshnjet mësojnë të thithin vetëm kur fillon ushqyerja me gji.Mirëpo, këtë proces ato e mësojnë gjersa janë në javën e 21-të të zhvillimit.

-Shijojnë shijet e ushqimeve

Ushqimet të cilat nëna i konsumon gjatë shtatzënisë transferohen në lëngun amniotik dhe arrijnë te fetusi.Në këtë formë, edhe fetusi është në gjendje të shijojë ushqimet brenda mitrës.

-Praktikon frymëmarrjen

Deri në javën e 26-të, mushkëritë e fetusit zhvillohen plotësisht edhe pse ai vazhdon të marr frymë përmes placentës.

Share With:
Translate »
246 Views