6 javë shtatzënë, këto janë ndryshimet kryesore në trupin e nënës dhe në foshnja
Urime! Java e 6-të është kur shumica e grave zbulojnë se janë shtatzënë.
Mund të ketë konfuzion kur diskutohet mënyra se si llogaritet shtatzënia. Meqenëse shumica e grave nuk e dinë se kur kanë mbetur shtatzënë pasi është e vështirë të dihet saktësisht se kur ka ndodhur ovulacioni, shtatzënia përcaktohet gjithmonë që nga dita e parë e menstruacioneve tuaja të fundit, shkruan American Pregnancy Association përcjell Gazeta Shneta.
Çfarë ndryshimesh ndodhin me trupin tuaj gjatë javës së 6-të të shtatzënisë?
Disa gra shtatzëna mund të vërejnë se kanë shtuar disa kilogramë deri në këtë pikë, ndërsa të tjera mund të kenë humbur peshë.
Ju mund të filloni të vini re ndryshime në gjinjtë tuaj duke përfshirë ndjeshmërinë, errësimin e areolave dhe ënjtjen.
Mes tjerash, mund të filloni të përjetoni urth, e cila është e zakonshme gjatë shtatzënisë.
Disa gra në anën tjetër përjetojnë gjakderdhje të lehtë. Kjo njollë (njolla gjaku në të brendshme ose pecetën higjienike) mund të shoqërohet me ngërç të lehtë dhe nuk është domosdoshmërisht një arsye për shqetësim.
Megjithatë, rekomandohet të monitoroni njollat dhe njoftoni mjekun tuaj për këtë në takimin tuaj të parë.
Gjithashtu, rekomandohet të konsultoheni me mjekun tuaj nëse gjakderdhja bëhet e rëndë si një periodë normale ose nëse ngërçet janë më të rënda se ngërçet normale të periodave. Kjo mund të jetë një shenjë e një aborti.
Çfarë po ndodh me fëmijën tuaj gjatë javës së 6-të të shtatzënisë?
Fëmija juaj po rritet me shpejtësi. Tubi nervor, nga i cili do të zhvillohet truri dhe palca kurrizore, po mbyllet përgjatë shpinës së foshnjës.
Zemra dhe organet e tjera gjithashtu kanë filluar të formohen dhe zemra fillon të rrahë.
Zhvillimi i mushkërive, nofullës, hundës dhe qiellzës ka filluar. Sythat e duarve dhe të këmbëve kanë struktura të ngjashme me rrjetën që do të bëhen gishtat e duarve dhe këmbëve.
Një ultratingull vaginal mund të jetë në gjendje të zbulojë një rrahje zemre të dëgjueshme në këtë kohë.