6 llojet e fotove të fëmijës tënd që s`duhet t`i postosh online
Nëse je në grupin e prindërve që nuk u reziston dot fotove të bukura të fëmijëve dhe dëshiron t`i ndash me të gjithë miqtë në rrjete sociale, duhet të dish disa gjëra.
Postimet kanë rregullat e tyre që të mos vënë në rrezik jetën e fëmijës.

Mos posto foto ku shfaqen logo që japin detaje. Për shembull fëmijën veshur me uniformën e shkollës. Dikush mund të mësojë vendndodhjen e tij dhe t`ia vësh në rrezik jetën.
Foto ku shfaqet emri i fëmijës

Dikush mund t`i thërrasë në emër dhe të hiqet si miku juaj. Fëmija mund të bjerë pre e një rrëmbimi.
Foto ku shfaqet shkolla e fëmijës pas

Foto të fëmijës zhveshur

Përveçse mund të bien në duart e pedofilëve që kushedi për çfarë i përdorin ato foto, fëmija mund të ndihet edhe në siklet kur të rritet.
Foto ku e shfaqin fëmijën keq, me nerva ose duke qarë

Kjo mund ta bëjë të frustruar në të ardhmen, kur të përballet me fotot.
Foto që tregojnë fëmijë të tjerë

As në këtë rast që djemtë kanë fituar kupën. Nëse nuk u merr leje më parë gjithë prindërve të tyre, nuk mund t`i postosh.
*Burimi Bright Side