6 muaj pas ndarjes Bora dhe Donaldi takohen në Big Brother: Puthe çunin fort
Mbrëmja e sotme e Big Brother Vip ka qenë emocionuese për Borën dhe Donaldin.
Moderatorja bukuroshe, Bora Zemani, ishte sonte në shtëpinë e Big Brother për t’i bërë një surprizë këngëtares Semi për ta inkurajuar dhe për ta qetësuar për problemet e saj me ankthin.
Ndërkohë Bora dhe Donaldi të pyetur nga Arbana nëse do të dëshironin të takonin njëri-tjetrin, të dy janë përgjigjur me “Po” duke i dhënë një shans marrëdhënies së tyre. Një çështje delikate dhe e komplikuar mes tyre.
Në fund të takimit, Donaldi u kujdes të përshëndeste edhe Arborin duke i thënë moderatores: Puthe çunin fort.
Sa bukur tingëlloi ky moment duke ditur që Arbori është fëmija i Borës nga marrëdhënia e mëparshme me Vin Velin. /Kids’ Time