6 muajsh, Archie ecën këmba dorës dhe ka dy dhëmbë
Duka dhe Dukesha e Sussex, kanë ndarë detaje nga rritja e djalit të tyre Archie, 6 muajsh, gjatë takimit me familjarë të ushtarëve, mëngjesin e djeshëm. Ata treguan se Archie ka filluar të zvarritet dhe se i kanë dalë 2 dhëmbët e parë.
Princ Harry vlerësoi punën e nënave që kujdesen për rritjen e fëmijëve të tyre, ndërkohë që bashkëshortët janë në misione jashtë vendit. Ai shprehu keqardhjen e tij për familjarët të cilët janë të detyruar të humbasin momente nga rritja e fëmijëve të tyre, në mbrojtje të atdheut. Po përpos mesazhit dhe mirënjohjes, fansat e çiftit dhe bebushit Archie shijuan lajmet për zhvillimin e tij.