6 vjeçari autik nuk ka asnjë shok dhe nuk e ftojnë në asnjë festë, mesazhi prekës i babait ngjall debat të fortë në rrjet
Besohet se autizmi zgjedh prindërit dhe jo fëmijët ! Të rrisësh e të edukosh një fëmijë me nevoja speciale është sa unike aq dhe sfiduese. E nëse gjithçka shkon për mrekulli brenda katër mureve të shtëpisë, është shoqëria aty jashtë që shkatërron çdo gjë që një familje e tërë ka ngritur me aq mund! Ka qenë mesazhi i një babai, ai që ka ngjallur reagim në rrjetet socaile për mospranimin që u bëhet fëmijëve autikë. 6 vjeçari Reilly Stephenson është një vogëlush shumë i ëmbël, i shoqërueshëm, por vetëm se ai nuk mund të shprehet, askush nuk do të shoqërohet me të! Të ashtuquajturit shokët e tij nuk e ftojnë në asnjë festë ditëlindjeje dhe shumë prindër nuk kanë ngurruar të shfaqin të njëjtin shqetësim! Fëmijët autikë ndihen të përjashtuar nga shoqëria e prindërit të zhgënjyer. Reilly nuk vuan nga lebroza, por nga autizmi shkruan babai i prekur ! Nuk është sëmundje ngjitëse, ndaj nuk ka arsye përse djali im nuk mund të rrijë afër fëmijëve të tjerë të etiketuar si normalë nga shoqëria. Ai ka frikën se në të ardhmen djali i qeshur dhe i afrueshëm me të gjithë do të mbyllet në vetvetë vetëm nga refuzimet që do të marrë ndër vite.