66-vjeçarja tejkalon parashikimet, bëhet nënë për herë të 10-të

Një 66-vjeçare gjermane ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 10-të.

Aus dem Fotoalbum von 2022. Daniel Dormann und Alexandra Hildebrandt mit ihrer Rasselbande, damals waren es noch sieben Kinder

Alexandra Hildebrandt, drejtoresha e muzeut “Checkpoint Charlie” në Berlin, ka konfirmuar të martën lajmin se djali i saj erdhi në jetë përmes një lindjeje cezariane në Virchow Clinic në spitalin Charité.

Fëmija, i cili është quajtur Philipp lindi të mërkurën e shkuar. 8 nga fëmijët e 66-vjeçares kanë ardhur në jetë me lindje cezariae dhe ajo dëshiron që të inkurajojë njerëzit të bëjnë fëmijë.

Hildebrandt tha se nuk ka ndjekur metoda të fertilizimit artificial për të ngjizur fëmijën.

Hildebrandt mit ihrem 10. Kind, Philipp, nach dem Stillen auf dem Arm

“Unë ha shumë shëndetshëm, notoj rregullisht për një orë, bëj dy orë ecje, nuk tymos apo pi dhe s’kam përdorur kurrë kontraceptivë”, tha ajo për Bild.

Mjeku Wolfgang Henrich tha se pacientja ishte nëna shtatzënë më e madhe në moshë për të cilën ai është kujdesur pasi ka kryer 8 operacionet e saj.

“Ishte një shtatzëni pa ndërlikime”, tha ai për fëmijën e saj të 10-të.

Mjeku shpjegoi se pjelloria bie te femrat mbi moshën 40-vjeçare sepse ka rrezik për lindje të parakohshme, probleme me zemrën, tensionin dhe ngjitjet e indeve të barkut rriten me moshën, sidomos nëse nëna ka pasur disa lindje me ndërhyrje cezariane.

Por ai përfundoi duke thënë se ka mbikëqyrur disa gra shtatzëna mbi moshën 50-vjeçare përgjatë punës  së tij.

Share With:
Translate »
28 Views