7 këshilla prindërimi nga Kylie Jenner që mund të vlejnë për nënat e reja

Gjatë gjithë shtatzënisë me Stormin, Kylie Jenner ishte e qetë, duke e mbajtur gjithçka (eksperiencën) për vete, por gjërat morën një rrjedhë tjetër pas lindjes së foshnjës.

Kylie ka ndarë gjithë ‘sekretet’ e prindërimit që ajo ndjek:

1. Pavarësisht ndarjes, ajo i ruan marrëdhëniet e mira me babain e vajzës.

Kylie Jenner dhe Travis Scott ishin prej shumë vitesh të lidhur përpara se të lindte Stormi, por çifti u nda më vonë pa bërë bujë për kujdestarinë.

Ajo zgjodhi të bashkë-prindëronte me Travis pavarësisht keqkuptimeve që kishin. Kylie e dinte se vajza e saj kishte nevojë për të dy ata, dhe i dha përparësi lumturisë së saj.

2. Kylie e vendos vajzën mbi gjithçka.

Kur bëhet fjalë për Stormin, Kylie nuk mendohet dy herë. Ajo njihet për vendosjen e vajzës së saj mbi gjithçka tjetër, edhe kur bëhet fjalë për drejtimin e kompanisë miliarda dollarëshe. Ajo nuk e ka problem të rikthehet tek vajza në mes të një takimi të rëndësishëm.

Kylie është e lidhur me Stormin deri në atë pikë sa ajo la një festë në prag të Krishtlindjeve vetëm për ta vënë vajzën në shtrat herët dhe për t’i bërë një banjë të këndshme.

3. Kylie ndan aktivitete të ndryshme me vajzën.

Kylie ndërton një lidhje të fortë me vajzën, sepse ajo ndan gjithçka me të. Duken sikur bëjnë gjithçka bashkë, duke nisur që nga gatimi.

Ajo kujdeset për detajet më të vogla në look-un e Stormit, e cila, meqë ra fjala, duket gjithmonë perfekte.

4. Ajo tregon durim me të.

Fëmijët mund t’jua bëjnë jetën të vështirë, veçanërisht kur fillojnë të ngatërrojnë gjërat nëpër shtëpi ose kuzhinë. Kylie duket se nuk shqetësohet shumë kur vajza e saj po bën rrëmujë – përkundrazi, ato të dyja angazhohen në pastrim ndërsa shijojnë kohën së bashku.

5. Kylie krijoi një dhomë lojrash në zyrën e Kylie Cosmetics.

Kylie vendosi të krijojë një dhomë lojrash për vajzën e saj në zyrë, në mënyrë që ajo të mund të punonte ndërsa vajza e saj luan në të njëjtin ambjent.

6. Stormi është mbretëresha në platformat e rrjeteve sociale të Kylie.

Si një miliardere dhe sipërmarrëse, Kylie ndan jetën e saj fantastike dhe arritjet profesionale përmes mediave sociale. Por ajo zgjodhi ta bënte të bijën mbretëreshë në rrjetet e saj sociale.

Kylie nuk e humb mundësinë për të postuar një foto, një citim apo edhe një moment intim me Stormin. Ajo është shumë krenare për të dhe e shpreh dashurinë për të gjatë gjithë kohës.

7. Ajo pranon se është ende duke mësuar për mëmësinë dhe i pëlqen procesi.

Mëmësia vjen me shumë presion. Nënat e kanë dëshmuar forcën e tyre shumë kohë më parë kur bartin foshnjat për muaj të tërë dhe më pas ia ‘dorëzojnë’ botës.

Kylie është e vetëdijshme për këtë, dhe kjo është arsyeja pse ajo i këshillom nënat e ardhshme me fjalët: “Jini të buta me veten. Është normale të bësh gabime, nuk mund të kuptosh gjithçka dhe padyshim nuk je perfekte, askush nuk është. Pra, mos harroni ta merrni lehtë dhe të shijoni procesin.”

Share With:
Translate »
148 Views