7 ushqimet që japim fëmijëve tonë që në fakt nuk u bëjnë mirë
Të gjithë prindërit përpiqen për të bërë më të mirën, por mungesa e informacionit çon shpesh në gabime. Bëhen edhe gabime në ushqyerje.
Pijet
Pijet e gatshme janë e janë të ndaluara për fëmijët, por edhe lëngjet e freskët të frutave nuk e zëvendësojnë kurrë një kokërr fruti. Një gotë lëng frutash i freskët ka 5-6 lugë sheqer i cili do shkojë menjëherë në gjak. Plus që fëmija ka nevojë edhe për fibrat e frutave.
Kos
Harroje kosin me fruta që e merr të gatshëm në dyqan. Jepi thjesht kos. Përndryshe do t`i rrisësh fëmijës shanset për diabet.
Drithëra
Drithërat për mëngjes janë të pamjaftueshme. Një fëmijë do duhet të hante sërish pas dy orësh.
Mjalti
Fëmijët nuk duhet të hanë mjaltë para moshës 2-vjeçare. Mund të jenë alergjik, por ka edhe baktere.
Rrush apo banane?
Rrushi ka vlera ushqyese, por është i vështirë për t’u tretur. Bananet janë më të mira.
Multivitamina për fëmijët
Mund të jepen vetëm me recetë mjeku. Po gjithsesi e mira do të ishte të zëvendësohen me fruta. /Bright Side