7 vjet pa Vaçe Zelën, vajza e kujton me poezinë e Fatos Arapit: Të dua përtej vdekjes!

Më 6 shkurt të 2014-ës, muzika shqiptare humbi mbretëreshën e saj. Ndërroi jetë në Bazel të Zvicrës, Vaçe Zela, duke lënë një boshllëk të madh në muzikën dhe artin shqiptar. Në këtë 7-vjetor, vajza e madhe e këngëtares, Irma Rodiqi e ka kujtuar, përmes një postimi në Facebook. Vajza ka postuar një poezi nga Fatos Arapi, poeti dhe shkrimtari i zemrës i Vaçe Zelës. Më poshtë postimi i Irma Rodiqit!

“Mam, e shtrenjta ime!

Ti ishe dhe mbete dashuria e jetës sime. Në çdo poezi dashurie unë të rigjej veç ty. Ndonëse janë thurur aq shumë poezi për ty, unë sot dua të kujtoj me vargjet e poetit tënd të zemrës Fatos Arapi. (Uroj që përshtatja e vogël që i kam bërë të mos zbeh asgjë nga madhështia e vargut të tij)

Unë të dua përtej vdekjes,

Ashtu të dua unë

Edhe prap s’ia fal dot vetes:

S’i s’të desha pak më shumë…

Pak më shumë ku shpirti thyhet,

T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…

Të gënjejmë mallin që s’shuhet,

Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,

Atje ku nis “ca pak” tjetër,-

Ty që më rri mes Zotave:

“Si s’të desha pak më tepër…”

Share With:
Translate »
367 Views