Kaos në familjen mbretërore, princesha merr fëmijët me vete dhe arratiset nga shtëpia

Rriten tensionet politike dhe diplomatike mes Jordanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, për shkak të një krize familjare mes motrës së mbretit të Jordanisë Abdullah, princesha Haya dhe bashkëshortit të saj, sheikut Muhammad ben Rashid Al Maktum, guvernator i Dubait dhe Kryeministër i Emirateve.

Mediat arabe dhe ndërkombëtare flasin për një arrati klandestine nga Dubai të princeshës 45-vjeçare Haya dhe dy fëmijëve të saj Zayed 7 vjeç dhe Jalila 11 vjeç, në fillim në Gjermani dhe më pas në Londër.

Para saj ishte arratisur edhe një nga vajzat e sheikut nga një martesë e mëparshme, princesha Latifa, e cila denoncoi keqtrajtimet që kishte pësuar nga i ati.

Ndërkohë burime nga pallati mbretëror i Amman konfirmojnë se po punohet për të arritur një marrëveshje divorci që ti kënaqë të dyja palët, por guvernatori i Dubait, kërkon prerazi që fëmijët të qëndrojnë pranë tij në Emirate.

Ndërkohë mbreti Abdallah i Jordanisë është përballur me kritika dhe akuza të forta për korrupsion, të cilat kanë përfshirë edhe kunatin e tij me ndikim të fuqishëm.

Mësohet se princesha Haya u arratis në Gjermani me ndihmën e një diplomati gjerman, ku kërkoi azil politik, por burime të tjera flasin se ajo ndodhet në Londër.

Nga ana e tij sheiku Muhammad ben Rashid Al Maktum, shkroi në Instagram se, “Ke tradhtuar gjënë më të çmuar që të kam dhënë, besimin dhe hapësirën. Gabimi më i madh që ke bërë, është që gënjeve”.

Share With:
Translate »
1412 Views