Greta Koçi kërkon ndjesë dhe na bëri merak për familjen me deklaratën e fundit

Prej disa ditësh Greta Koçi kishte lajmëruar se do të publikonte këngën e re “Për ty po pi” dhe fansat po e prisnin me padurim. Projekti ishte caktuar të publikohej ditën e djeshme, por kjo nuk ndodhi. Greta i kërkoi falje fansave dhe na bëri merak pasi këngëtarja shkruan se nuk e publikoi dot projektin për arsye familjare.

“Për arsye personale (familjare) nuk munda dot sot të publikoj këngën e re dhe videklipin, siç ju paralajmërova. Ju kërkoj ndjesë. Faleminderit nga zemra për interesimin tuja, qindra, mijëra mesazhe të dërguara në pritje të klipit të ri. Do të publikohet fundjavën që vjen. Ju dua të gjithëve”, shkruan Greta.

Nuk dihet ende për çfarë arsyeje familjare Greta anuloi publikimin e videoklipit, por me siguri këngëtarja do na e bëjë të ditur kur të rikthehet.

Share With:
Translate »
742 Views