8 mënyra të lezetshme si ta jepni lajmin e shtatzënisë
Një palë këpucë të vogla, një imazh nga ekografia…Me pak fjalë, ka plot mënyra për ta ndarë sa më bukur lajmin e pritjes së ëmbël. Me siguri edhe ju keni parë plot momente të tilla në rrjetet sociale, por ajo që ju duhet në fakt është thjesht një ide e lezetshme dhe lehtësisht e realizueshme.
Ndaj, mos u frikësoni! Nuk është mirë as për ju, as për bebin! Në fakt, ju nuk jeni të detyruar që ta jepni menjëherë me të gjithë lajmin sepse keni plot nëntë muaj për ta bërë.
Mjafton që ta bëni në mënyrën e duhur dhe ja ku janë disa ide për t’ju frymëzuar tani, nëse jeni në pritjen e ëmbël ose thjesht kur të vijë koha dhe momenti i duhur!
#1 Përfshirja e kafshëve
#2 Zbulimi i barkut
#3 Mesazh në një tabelë
#4 Këpucë të vogla me ngjyrën sipas gjinisë së bebit
#5 Foto nga imazhet e ekografisë
#6 Kur mesazhi jepet nga vëllezërit apo motrat
#7 Foto e barkut + ekografia
#8 Imazhet e ekografisë që zbulohen në një ditë feste, si Krishtlindje, Vit i Ri etj