8 persona të famshëm që arritën të kenë sukses edhe pse patën një fëmijëri të vështirë
Ndonjëherë kur i shohim të famshmit që jetojnë aq mirë, midis luksit e që duken të lumtur e pa probleme mendojmë që jeta e tyre ka qenë shumë e lehtë. Disa prej tyre vërtetë kanë qenë me fat, por është gjithashtu e vërtetë se pas gjithë atyre privilegjeve që mund të gëzojnë sot ka shumë histori dhimbjeje e këmbënguljeje.
Artistët në këtë artikull kanë pasur fëmijëri mjaft të vështira. Disa prej tyre ishin të zhytur në varfëri, disa të tjerë të keqkuptuar apo të vetmuar, por ia dolën ndaj gjithçkaje.
1. Eva Longoria

Edhe pse me origjinë meksikane dhe spanjolle, Longoria ka lindur në Teksas në vitin 1975. Ajo është rritur në një fermë me prindërit dhe 4 motrat, nga të cilat është më e vogla. Mënyra e saj e jetesës ishte e thjeshtë dhe ndonjëherë, për shkak të vështirësive ekonomike familja detyrohej të ushqehej me çfarë mund të gjuanin.
Gjatë një interviste, Longoria sqaroi se nuk i gjuanin kafshët për qejf, por nga nevoja: “Nuk e bëmë për mizori. Kështu hanim darkë! Ne rrinim edhe pa ngrënë.”
2. Shania Twain

Një tjetër personazh i famshëm që nuk e ka pasur një fëmijëri të lehtë është këngëtarja kanadeze Shania Twain, e cila u bë e famshme me këngën e saj, “Man! I Feel Like A Woman”, e cila qëndroi në vendin e parë në top listat në disa vende. Gjatë një interviste, ajo tha se u rrit e dhunuar dhe e abuzuar.
Por fati i saj ndryshoi kur publikoi albumin e parë dhe bashkë me të erdhën koncertet dhe turnetë. Këngëtarja vitet e fundit për shkak të një problemi me zërin i ka qëndruar larg skenës, duke iu përshtatur gjendjes së re dhe duke u përgatitur për t’iu rikthyer shoë bizit me një stil të ri.
3. Jennifer Lopez

Kjo artiste e madhe i ka pasur gjithmonë të qarta idetë se ku donte të arrinte. E lindur në Bronx në SHBA, ajo e gjeti veten në rrugë në moshën 18-vjeçare pas refuzimit për t’u pranuar në kolegj. Ajo ishte e vendosur t’i përkushtohej kërcimit, kështu që nëna e saj e përzuri nga shtëpia. Meqenëse nuk kishte ku të shkonte, bordi i shkollës së kërcimit e ndihmoi, duke e lejuar të qëndronte atje. Ajo flinte në një divan.
Performanca e saj në filmin, ‘Selena’, ishte mundësia që i duhej për të bërë emër. Që atëherë, ajo ka korrur triumfe dhe pasuri pa fund, një shpërblim që padyshim e meritonte.
4. Selena Gomez

Rasti i Selena Gomez është krejtësisht i ndryshëm nga ata që kemi parë më parë, pasi aktorja nuk ka vuajtur nga varfëria dhe keqkuptimi, por nga fama e hershme dhe presioni profesional që në moshë shumë të re. Në moshën 10-vjeçare, karriera e saj po lulëzonte dhe ajo ishte një superstare e televizionit për fëmijë, me gjithë stresin që e shoqëronte. Ajo duhej të shqetësohej për orët e xhirimeve, oraret e ngjeshur, provat, veshjet e kostumeve, intervistat dhe imazhin publik që herët.
5. Sylvester Stallone

Nuk ka dyshim se Stallone është shembull i asaj që mund të arrihet me durim, këmbëngulje dhe vullnet. Ai u dëbua nga shtëpia dhe u detyrua të flinte në një stacion autobusi. Por ai besonte në vete dhe në punën e tij. Kjo është arsyeja pse ai e çoi skenarin e tij ‘Rocky’ nga një kompani produksioni në tjetrën derisa gjeti dikë që të vinte bast mbi idenë e tij.
Dhe ai nuk zhgënjeu askënd. Filmi u shndërrua në një klasik të kinemasë, i cili është pasuar nga shumë të tjera dhe projekte të tjera madhore, të cilat përveçse kanë fituar shumë miliona e kanë ndihmuar aktorin të lërë pas ditët e varfërisë dhe nevojës.
6. Rihanna

Rihanna ka lindur dhe është rritur në Barbados me vëllezërit, motrat dhe babain e saj, i cili përveçse vuante nga disa varësi të rënda. Këngëtarja tha se gjatë fëmijërisë së saj shiste me të kapele, rripa dhe shalle në rrugë për të ndihmuar familjen, pasi ekonomia e tyre ishte jashtëzakonisht e dobët.
Vite më vonë, e gjithë kjo mbeti vetëm një kujtim. Sot, ajo zotëron një perandori të tërë biznesi dhe akumulon sukses jo vetëm në fushën muzikore, por edhe si pronare e markës së saj të kozmetikës e të brendshmeve.
7. Halle Berry

Pak kohë më parë, aktorja zbuloi në llogarinë e saj në Instagram se sa traumatike ishte fëmijëria e saj. Marrëdhënia e saj me të atin ishte vërtet e vështirë për t’u përballuar dhe tani që ai nuk është më ajo kujton: “Unë u rrita me një baba që ishte shumë abuziv, verbalisht, emocionalisht dhe fizikisht.”
Megjithatë, me kalimin e viteve, ajo ka mësuar të falë dhe ka kuptuar se gjithçka që përjetoi në fëmijërinë e saj e ktheu atë në një grua të fortë dhe të guximshme, të aftë për të luftuar për dëshirat e saj dhe për të përmirësuar veten ditë pas dite.
8. Jay-Z

Jay-Z ishte një fëmijë që u fut në shumë telashe gjatë rinisë. Dhuna, krimi dhe pak shpresa për një të ardhme të begatë ishin realiteti i tij. Por diçka ndryshoi tek ai, nuk pranoi që jeta e tij të përfundonte në atë mënyrë.
Askush nuk mund ta imagjinonte që djali që merrej me bandat dhe “vese të këqija” do të përfundonte duke u bërë një nga reperët dhe producentët më të fuqishëm dhe me ndikim të muzikës në botën e argëtimit.