8-vjeçarja nga Durrësi i prek të gjithë me letrën për Babagjyshin: Dua që shtëpia ime…
Ditën e sotme po qarkullon në media letra që një vogëlushe nga Durrësi ka shkruar për Babagjyshin. Ndryshe nga fëmijët e tjerë që do të kërkonin lodra, Ameli kërkon një shtëpi të fortë dhe të paprekshme nga tërmeti. Letrën ajo e ka dërguar në kutinë e letrave, në postën e Babagjyshit Sekret, një iniciativë e organizuar prej disa vitesh tashmë në festat e fundvitit.
‘I dashur babagjysh!
Unë quhem Ameli, jam 8 vjeçe dhe jetoj në qytetin e ‘Durrësit’. Unë shpresoj që ky vit i ri të jetë sa më i mbarë, që shtëpia të ndërtohet më e fortë dhe të mos prishet më nga tërmeti.
Unë do të dëshiroja që ti të më sillje tavolinën e studimit që më mbeti aty dhe po pate mundësi personazhet e Frozën, për motrën time Aurën.
Mirëutakofshim babagjysh dhe ardhsh përplot me dhurata’, shkruan Amelia.
Burimi: newsbomb.al
