80 vjeçarja mes varfërisë, pas humbjes së bashkëshortit në mjerim së bashku më djalin e sëmurë
Një e moshuar në kombinat prej vitesh jeton e vetme me djalin e saj të sëmurë. Që pas vdekjes së bashkëshortit jeta u bë tejet e vështirë për të. 80 vjeçarja e cila jeton në një shtëpi me qira kërkon ndihmë pasi me pensionin e saj nuk mund të sigurojë as ushqim.
“E kam shumë të rëndë. Jam rritur jetime gjithë jetën. Më kanë vdekur 2 vajza ma kanë këputur shpirtin.”– shprehet ajo.
Pavarësisht halleve që e kanë zënë, nënë Drita në shtëpinë e saj nuk ka asgjë.
Pa përkujdesje Drita Sefullai 80 vjeç qëndron në këtë shtëpi në Kombinat ku pothuajse gjithçka mungon. që në hyrje të portës e kupton se ka kapluar varfëria.
160 mijë lekë nga pensioni janë të ardhurat e vetme që duhet ti menaxhojë gjatë gjithë muajit ku me gjysmat e tyre duhet të paguajë qiranë.
“S’më del pensioni, marrë borxh deri sa të marrë lekët e mia 160 mijë lekë”.
80 vjeçarja jeton me njërin nga djemtë e saj të sëmurë e pas vdekjes së bashkëshortit jeta u bë dhe më e vështirë për ta.
“Është sëmurë. I kam rrit me halle dhe me fukarëllëk, nuk të ndihmon njeri.”
E teksa largohemi na tregon se të vetmen dritë shprese e sheh tek ne me besimin që dikush do ti shkojë në ndihmë që ditët e pleqërisë ti jetoj e qetë.
“Jam te vujt, jam në pikë të hallit.”