“Posh Club” është një disko për të moshuarit në Londër, i cili synon të shmangë izolimin që shfaqet me pleqëri. Ajo lindi në sajë të vëllezërve Simon Casson dhe Annie Bowden, të cilët donin të bënin diçka për nënën e tyre, që ndihej vazhdimisht vetëm. Kështu që ata organizuan një mbrëmje çaji dhe ftuan disa shoqe të nënës që ishin mes 80 dhe 90 vjeç.

Disko për të moshuarit, një aktivitet që merr aprovimin e të gjithëve

Duke parë tek nëna e tyre efektin pozitiv të këtij takimi, Simon dhe Annie vendosën të kalojnë në nivelin tjetër, ata morën dhe dekoruan dhomën e kishës lokale dhe bënë një festë për të gjithë të moshuarit në lagje.

Komuniteti ka filluar të rritet në mënyrë të qëndrueshme, dhe Posh Club tani ka krijuar pesë klube të mëdha nate në të gjithë Londrën. E konsideruar si “një kabare magjepsëse për të moshuarit”, ajo që ndodh në Posh Club nuk ndryshon shumë nga festat tipike ku marrin pjesë të rinjtë.

Dallimi është se ata pinë çaj në vend të alkoolit, karamele në vend të patate të skuqura dhe ka shkopinj e paterica të shpërndara në dyshemenë e vallëzimit (sepse të moshuarit gjithashtu kërcejnë!).

Përveç qëllimit kryesor të klubit për të bashkuar një komunitet më të lumtur dhe më të shëndetshëm të të moshuarve, pronarët gjithashtu u përpoqën të krijonin një pikë takimi mes brezave të rinj dhe të moshuar.

“Unë mendoj se e kemi humbur shumë ndërveprim midis epokave, nuk është lloji i gjërave që inkurajon kapitalizmi” shpjegoi Simon.

Kjo është edhe arsyeja pse lista e vullnetarëve për klubin përbëhet nga njerëz të moshave të ndryshme. Gjërat duket se do të shkojnë më mirë për Posh Club, por vullnetari Dickie pranon se të gjitha ngjarjet e suksesshme janë të mundshme përmes dhurimeve dhe sado e madhe që të jetë dëshira për të organizuar më shumë ngjarje, ato duhet të jenë të kufizuara. Dickie gjithashtu tha se njerëz nga qytete të tjera vijnë dhe shprehin dëshirën për të patur të njëjtën gjë në lagjen e tyre.

Vetmia dhe izolimi janë kushte shumë të zakonshme dhe serioze që përjetohen nga shumica e të moshuarve, të cilat ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës së tyre.  Nisma vullnetare për krijimin e një komuniteti të tillë është një hap i madh për të ndihmuar në luftimin e vetmisë dhe izolimit. Kjo pasi jo vetëm që krijon një ndjenjë të përkatësisë, por prish edhe stereotipin se të moshuarit nuk mund të argëtohen më.

“Ne zakonisht e quajmë veten adoleshentë të ricikluar. Ne jemi në pension, nuk kemi skaduar”, tha Margaret Koroidovi, një grua 71-vjeçare.

Burimi / https://newsvarie.net/

/Revista Psikologji

Share With:
Translate »
647 Views