9 fakte surprizuese për shtatzëninë

Disa do t’ju bëjnë për të qeshur, disa të tjera do t’i adhuroni…
1. Gjurmët e gishtave të bebeve formohen brenda muajit të tretë të shtatzënisë
2. Miti i vjetër se gratë shtatzëna që kanë urth janë më të prirura të lindin bebe me një kokë plot flokë, është i vërtetë.
3. Sa më e gjatë apo mbi peshë të jetë nëna, aq më të larta janë shanset për lindje të shumfishtë.
4. Lëngjet e tepërta dhe mbajtja e tyre mund të shkaktojë rritjen e këmbës me një numër tek gratë shtatzëna.
5. Bebet qajnë që në bark. Jo sepse janë të mërzitur, por sepse përgatiten për ditën e madhe.
6. Gjatë periudhës së shtatzënisë tërheqjet e mitrës variojnë nga masa e një pjeshke tek masa e një shalqiri mesatar. Kjo do të thotë 500 afërsisht 500 herë më tepër se masa normale.
7. Në gjysmën e dytë të shtatzënisë, bebja juaj urinon rreth një litër në ditë. Dhe më pas e pi atë.
8. Gratë shtatzëna kanë një sens të lartë nuhatjeje, i cili në mënyrë bazike është një mënyrë e trupit për t’i mbajtur larg ushqimeve që mund të jenë të këqija për beben.
9. Gratë shtatzëna dhe nënat e reja mund të prodhojnë qumësht kur dëgjojnë zërin e një bebeje që qan, edhe nëse nuk është fëmija i tyre.

Share With:
Translate »
868 Views