9 muaj pa i takuar, gjyshërit përqafojnë nipërit falë këtij kostumi
Përqafimi me nipërit pas 9 muajsh distancë nga Covid-i ishte dhurata më e bukur për çiftin e të moshuarve Barbara dhe Clive Walshaw.
Ata i kanë konsideruar si 6 minutat më të mirë të 2020-ës ato të këtij takimi.
Të veshur si dy arinj polarë, me kostumet e bardhë, gjyshi dhe gjyshja u çmallën. Dhe e gjitha u organizua Ditën e Krishtlindjes, në Bramley në Angli.
Gjyshja e fëmijëve, Barbara thotë se ishte ideja e saj, ngaqë gjithmonë i kalojnë bashkë Krishtlindjet dhe se është ideja më e mirë që ka pasur ndonjëherë.