‘Nuk përdorim shiun”, Rama tregon nëse pi ujin e rrjetit dhe me çfarë uji lahet Zaho

Teksa po fliste për investimet në ujësjellësa dhe për objektivin për të furnizuar 24 orë me ujë të gjitha zonat urbane brenda 2021, kryeministri Edi Rama tha se familja e tij konsumon ujë rrjeti dhe jo ujë të blerë. Gjithsesi duhet nënvizuar se kryeministri jeton në periferi të Tiranës dhe jo qytet.

Gazetarja: A pini ujë nga rrjeti?

Rama: Që ç’ke me të, unë e pi ujin që vjen nga rrjeti, mos ki asnjë dyshim.

Gazetarja: Ne nuk i lajmë dot fëmijët me ujin e rrjetit sepse ka shumë klor, u bën dëm për sytë, ju e lani Zahon?

Edi Rama: Dy herë në ditë, mëngjes dhe në darkë sepsë ka shumë qejf që të lahet. Normale që me ujë rrjeti e laj, sepse nuk ka ujë tjetër, me ujë shiu nuk e laj. Nëse doni që të vijë e t’ju japë kurajo fëmijëve tuaj, jua sjell ndonjë pasdite që tu japë zemër dhe fëmijëve tuaj, ta shikoni si hidhet në ujë. Ka shumë qejf të lahet

Share With:
Translate »
379 Views