Si reaguan gjyshërit e Ledrit kur mësuan shtatzëninë e Sarës? Kjo video e tyre do ua shkrijë zemrat fare
Sara Hoxha ka zhvilluar sot një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe ka zbuluar detaje të shumta nga shtatzënia. Ajo ka treguar se mezi po e pret lindjen e vogëlushes edhe pse nuk ka ardhur ende data e duhur për të lindur. Sara është shprehur se ajo dhe Ledri nuk kanë vendosur ende për emrin e vajzës, sepse do të presin t’i shohin fytyrën kur të lindë dhe të zgjedhin një emër për të më pas.
![]()
![]()
Ndërkohë fansat kanë qenë kurioz edhe për faktin se si kanë reaguar të afërmit e tyre pasi kanë mësuar lajmin e shtatzënisë. Sara ka zbuluar se Ledri e ka mësuar lajmin përmes celularit dhe 2 muaj më vonë janë takuar bashkë për shkak të pandemisë. Ndërkohë reagimi më i bukur nga të gjithë është ai i gjyshërve të reperit.
![]()
![]()
Sara ka treguar se sapo ata kanë mësuar lajmin ata kanë thyer pjatat e shtëpisë dhe ajo ka ndarë një video nga ky moment. Shihet se e gjithë dhoma është e mbushur me copëza pjatash, ndërkohë që gjyshi i Ledrit duket super i lumtur.
“Keni parë më cute se kaq? Thyerja pjatash”, ka shkruar Sara përkrah videos.