George Clooney: Kur mora vesh se do bëheshim me binjakë, ngriva për 10 minuta

Në qershor të 2017-ës, George dhe Amal mirëpritën binjakët e tyre Ella dhe Alexander. Aktori e mban mend qartësisht ditën kur mësoi se priste jo një, por dy fëmijë.

“Ne të dy s`kishim folur kurrë për këtë temë, për t`u martuar dhe për të lindur fëmijë. Shkuam tek mjeku për një eko dhe ai na tha: Do bëheni me djalë. Unë mendova me vete: Djalë? Është fantastike. Mjeku vazhdoi: Dhe paskeni edhe një tjetër. Uau thashë. Kam ngrirë për 10 minuta me fletën e ekos në dorë”, thotë George Clooney sot baba i binjakëve, dje beqar i përbetuar.

Share With:
Translate »
361 Views